Pse gratë janë më të suksesshme sesa burrat në udhëheqjen e partive të ekstremit të djathtë

“Unë jam grua, jam nënë, jam e krishterë!”, ishte mesazhi i fitueses së zgjedhjeve italiane, Giorgia Meloni, frazë të cilën e përsëriti pafundësisht gjatë fushatës elektorale.

Nga njëra anë, ajo u votua nga shumë katolikë për shkak të pozicionit të saj të qartë në favor të familjes tradicionale të krishterë. Nga ana tjetër, ajo u shpreh publikisht kundër abortit dhe komunitetit LGBT.

Suksesi i Georgia Melonit kontribuoi gjithashtu në votat e shumë profesionistëve të pavarur, të cilët besojnë se ajo vjen nga një klasë shoqërore që nuk ka pasur shumë privilegje dhe për këtë arsye arrin të kuptojë shqetësimet e tregtarëve dhe sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm.

A e zgjedhin me vetëdije partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste një grua në krye të tyre?

Sociologia Katrin Fangen nga Universiteti i Oslos mendon se ky stereotip ka një thelb një të vërtetë.

“Nuk është diçka e re që shumë gra në parti populiste prej kohësh mbajnë poste të larta. Por ndoshta, janë bërë zgjedhje strategjike në favor të zyrtareve femra për të fituar sa më shumë votuese të së njejtës gjini”, sipas një shkencëtari në revistën norvegjeze “Framtide”.

Marine Le Pen si model

Sociologia Dorit Geva nga Universiteti i Europës Qendrore në Vjenë zbulon se adoptimi i modelit të Marine Le Pen është tani pjesë e një strategjie të re të partive populiste të krahut të djathtë.

“Është një trend që Le Pen e filloi rreth dhjetë vite më parë, duke trashëguar efektivisht presidencën e atëhershme të “Frontit Patriotik” nga babai i saj. Nga ana e saj, Giorgia Meloni formoi partinë “Vëllezërit e Italisë” ekskluzivisht me forcat e saj, duke e çuar atë nga një parti e vogël margjinale në pushtet me një rritje prej 20% të mbështetjes, raporton abcnews.al.

Ajo e ka kuptuar ndikimin, por edhe fuqinë që posedon”, tha Dorit Geva.

Gjatë dy garave të fundit zgjedhore, Marine Le Pen luajti një rol të rëndësishëm në politikën franceze. Në këtë mënyrë, ndryshojnë edhe slloganet për zbatimin e ligjit, të cilat mund të pengojnë votuesit liberalë.

“Kjo është një strategji që synon zgjerimin e bazës zgjedhore”, thekson sociologia austriake.

Në rastin e Melonit, gjinia nuk ka rëndësi. Në disa vende të Europës Lindore, si Polonia dhe Hungaria, pushteti është në duart e burrave. Pavel Tserka nga think tank Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë ia atribuon këtë fakt rrënjëve të ndryshme të partive ekstreme në Europën Lindore dhe Perëndimore.

Ndërsa në Perëndim këto parti karakterizohen nga pozicione anti-elitare ose kundër refugjatëve dhe nga qëndrimi i tyre i përgjithshëm euroskeptik.Në Europën Lindore partitë nacionaliste dhe populiste lindën kryesisht nga partitë e krahut të djathtë, të cilat kaluan ngadalë  drejt ekstremit të djathtë, raporton abcnews.al.

Suksesi elektoral i Giorgia Melonit është më pak për shkak të gjinisë së saj dhe më shumë për faktin se ajo arriti të pozicionohej politikisht si një propozim alternativ ndaj partive të bashkëqeverisjes së Draghit dhe madje në një kohë kur partia e Matteo Salvinit nuk duket të jetë aq tërheqëse si më parë.

Tani do të duhet të presim provat e para të qeverisjes së kryeministres së re për politikën e saj sociale.

“Partia Adelphia duket se i trajon burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë, dhe gjinia nuk është një faktor i rëndësishëm, pavarësisht referencave ndaj vlerave tradicionale dhe rrënjëve fashiste”.

Sipas Pavel Cherka, Giorgia Meloni mësoi shumë nga Marine Le Pen, por e ardhmja e saj politike varet nga kushtet e veçanta politike italiane.

/abcnews.al

Lexo me shume