Pse kjo foto e Selena Gomez dhe Hailey Bieber po bën xhiron e rrjetit?

Një foto e Selena Gomez dhe Hailey Bieber po bën xhiron e rrjetit. Ato ishin të ftuara në Muzeun e Akademisë, për edicionin e dytë të mbrëmjes gala.

Këngëtarja dhe modelja i kanë befasuar të gjithë, pasi Selena ka qenë në një lidhje disa vite më parë me Justin Bieber, para se ai të martohej me Haileyn.

Në këtë mënyrë, dy vajzat kanë konfirmuar se i kanë lënë anash thashethemet rreth një konflikti të mundshëm mes tyre, kjo pasi vendosën t’ua vërtetojnë të gjithëve të kundërtën dhe pozuan përkrahë njëra-tjetrës për herë të parë.

Fotografitë u shkrepën nga fotografi, Tyrell Hampton, i cili më pas i shpërndau ato në Instagram, duke u bërë virale./abcnews.al

Lexo me shume