PSG dhe Manchester United, në garë për sulmuesin e Atletico Madrid

Paris Saint-Germain dhe Manchester United kanë shfaqur interes të lartë për sulmuesin e Atletico Madrid, Joao Felix.

Ndonëse nuk ndodhet në formën e tij më të mirë me klubin spanjoll, 22-vjeçari ka vënë në lëvizje këto dy gjigantë, të cilët pritet të nisin një ankand për kartonin e portugezit. Te Manchester United, Felix shihet si zëvendësuesi perfekt i Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi ka kontratë deri në 2026-ën me Atleticon, ndërsa kartoni i tij në treg kap vlerën e 70 milionë eurove.

Lexo me shume