PSG gati të rinovojë me Messi, shifrat do të jenë të pakrahasueshme

PSG tashmë po punon për rinovimin e Lionel Messit.

Siç raporton “Le Parisien”, klubi francez është gati të bëjë një ofertë të domosdoshme për të bindur argjentinasin, të cilit i skadon kontrata në qershor, të vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Ideja është ajo e një kontrate vjetore, plus një tjetër opsionale. Dhe kushtet ekonomike të pakrahasueshme me klubet e tjera në botë.

Kujtojmë se javët e fundit nga Katalonja thuhet se Barcelona dhe Messi po planifikojnë një rikthim të mundshëm, por edhe opsioni MLS është një mundësi.

Messi këtë sezon është i magjishëm, ku në 15 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime./h.ll/abcnews.al

Lexo me shume