Punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë rritje të pagave me 4% vitin e ardhshëm_6642626733775.jpeg

Punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë rritje të pagave me 4% vitin e ardhshëm

Punëdhënësit britanikë, presin të rrisin pagat me 4% gjatë 12 muajve të ardhshëm, një normë e ngjashme me tre muaj më parë, sipas një sondazhi të industrisë, që sugjeron se bizneset ishin më pak të gatshme për të marrë kosto më të larta të punës.
Instituti Chartered i Personelit dhe Zhvillimit (CIPD), tha se pagesat e pritura të pagave mesatare në sektorin privat, për 12 muajt e ardhshëm, ishin të pandryshuara në 4%, ndërsa pritjet në sektorin publik, mbetën në 3%.
Inflacioni i çmimeve të konsumit, u ngadalësua në 3.2% në mars dhe Banka e Anglisë (BoE), pret që ai të jetë lehtësuar më tej në rreth 2% në prill, pas një reduktimi të çmimeve të rregulluara të energjisë.
“Ndërsa pritjet e rritjes së pagave të punëdhënësve, mbeten mbi nivelet para pandemisë, ne do të presim, që ata të rregullojnë planet e tyre, për rritjen e pagave në muajt e ardhshëm, pasi inflacioni bie dhe tregu i punës vazhdon të ngadalësohet,” tha James Cockett, ekonomist i tregut të punës në CIPD.
Studimi i fondacionit Resolution, tha gjithashtu se rritja aktuale e pagave të rregulluara nga inflacioni, dukej e paqëndrueshme.
“Nëse nuk rritet produktiviteti, rritja e pagave do të zvogëlohet, ose thjesht do të kalojë përmes çmimeve më të larta dhe do të zgjasë problemet e inflacionit,” tha drejtori i kërkimeve të fondacionit Resolution, Greg Thwaites.
Një sondazh i BoE me punëdhënësit, tregoi se ata prisnin të rrisnin pagat me 4.6% gjatë vitit të ardhshëm, vlera më e vogël, që nga fillimi i matjeve në maj 2022.
Shifrat zyrtare të tregut të punës, pritet të tregojnë një ngadalësim të vogël të rritjes së pagave. Ekonomistët, parashikuan se pagat e rregullta, do të ishin rritur me 5.9% në mars, pak më poshtë rritjes prej 6.0% në muajin e mëparshëm.
Rritja e pagave, priret të jetë më e shpejtë se rritja e pagesave të kësteve të kredisë në Britani, pasi kjo e fundit, nuk përfshin rritjen e fitimeve të punpnjësve, që kalojnë në pozicione punë me pagë më të lartë.
Megjithëse Banka e Anglisë, mbajti normat e interesit në nivelin më të lartë të 16 viteve javën e kaluar, dhe sinjalizoi se mund të jetë në rrugën e uljes së normave, në mbledhjen e saj të ardhshme në qershor, ajo ende po monitoron nga afër, rritjen e pagave, që kërcënon të rrisë inflacionin.
BoE tani parashikon rritje të pagave prej 5.25% për vitin 2024, nga një parashikim prej 4% në shkurt.
Sondazhi i CIPD me 2009 punëdhënës, u zhvillua midis 26 marsit dhe 18 prillit. / Reuters

Burimi