Punimet në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve

Ditën e nesërme do të ketë bllokim të aksit Tiranë-Durrës, pasi pritet zhvillimi i punës për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet që procesi i punës të zgjasë për 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar për 500 metra.
Me përfundimin e punës në gjatësinë e planifikuar, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës.
ARRSH-ja njoftoi se për të shmangur aksidentet, udhëzohet që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
Njoftimi i plotë:

Top ChannelLexo me shume