Putin aspak i penduar për luftën në Ukrainë: Përplasja me NATO-n do të çonte në ‘katastrofë globale’

Gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, Putin tha mobilizimi i pjesshëm i Rusisë do të përfundojë brenda dy javësh, sipas skynews.

Ai përmendi gjithashtu faktin se Gjermania po bën një “gabim” duke i dhënë përparësi besnikërisë së saj ndaj NATO-s mbi interesin e saj kombëtar.

Udhëheqësi rus shtoi se Gjermania nuk kishte marrë ende një vendim në lidhje me një linjë të padëmtuar të gazsjellësit Nord Stream 2, përmes së cilës ai ka thënë që Rusia mund të dërgojë gaz në Gjermani.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë keqardhje në lidhje me konfliktin, ai tha “jo” dhe këmbënguli se Rusia po bënte gjënë e duhur. Putin vazhdoi duke thënë se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte në një “katastrofë globale”.

/abcnews.al

 

 

Lexo me shume