Putin: Jemi në dijeni për planet e Kievit për përdorimin e “bombave të pista”

Rusia është e vetëdijshme për planet e Ukrainës për përdorimin e një “bombë të pistë”.

Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin , duke paralajmëruar se “rreziku i konfliktit në botë dhe në rajon është i lartë”, sipas mediave të huaja.

Kjo mbart rreziqe dhe sfida të reja për sigurinë kolektive, kryesisht për shkak të një përkeqësimi të mprehtë të konfrontimit gjeopolitik global.

“Ka plane për të përdorur të ashtuquajturën bombë të pista për sulme,” tha Putin duke folur me krerët e delegacioneve në një takim të Këshillit të Krerëve të Agjencive të Sigurisë dhe Inteligjencës të vendeve të CIS.

/abcnews.al

Lexo me shume