Putin sulmon Perëndimin në fjalimin vjetor: Kultura e tyre asgjëson gjithçka të gjallë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimine  tij vjetor, gjatë të cilit ka folur për kulturën perëndimore, për të cilën tha se i shtyp të gjitha të tjerët.

Ai tha në Moskë se kultura perëndimore “asgjëson gjithçka që është e gjallë dhe krijuese dhe pengon rritjen e mendimit të lirë.”

Putin tha se Perëndimi sheh dorën e Kremlinit në gjithçka që vjen nga Rusia.

“Ata duhet të mendojnë më shumë… ata nuk mund ta hedhin fajin thjesht mbi Kremlinin”, tha Putin

Më pas ai citon “Të zotëruarit” të Fjodor Dostojevskit, duke thënë: “Duke u nisur nga liria e pakufizuar, arrita te despotizmi i pakufishëm”.

Kjo është pika në të cilën është tani Perëndimi, sipas Putinit.

“Historia do të rregullojë gjithçka. Nuk do të shpërfillim gjenitë më të mëdhenj të njohur të kulturës botërore”, tha ai. /abcnews.al

 

Lexo me shume