Putin ‘tërheq’ Bjellorusinë në konflikt, kërcënon se do pajisë me armë bërthamore avionët e Lukashenkos

Rusia ka kërcënuar se do të pajisë avionët luftarakë bjellorusë me aftësi raketore bërthamore pasi ushtarët rusë u stacionuan në vendin mik të Kremlinit para disa ditësh.

Edhe pse Kremlini ka pretenduar se masa ishte pjesë e një operacioni mbrojtës, disa komentues besojnë se Putini po përpiqet të tërheqë Bjellorusinë – një vend që kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën – në luftën e tij, ka raportuar Telegrafi.

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se vendimi për të dërguar ushtarë në Bjellorusi, për herë të parë që nga marsi, ishte ‘diktuar nga aktiviteti i vazhdueshëm në zonat në kufi me ne’.

Bjellorusia dhe Rusia thuhet se filluan të kombinojnë disa nga forcat e tyre ushtarake menjëherë pas shpërthimit në Urën e Kerçit – duke bashkuar Krimenë e pushtuar nga Rusia me kontinentin rus , sipas liderit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Kufiri i Bjellorusisë, i cili shtrihet 140 milje nga Kievi, u përdor si pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Putini në shkurt të këtij viti.

Të shtunën, Ministria e Jashtme ruse tha se do të pajisë avionët luftarakë Su-25 me aftësinë për të transportuar raketa me aftësi bërthamore, por se ende nuk po armatoste Minskun, kryeqytetin bjellorur me raketa.

Me një ushtri prej afërsisht 50,000, Bjellorusia aktualisht nuk ka asnjë raketë bërthamore të sajën dhe nuk konsiderohet si një forcë ushtarake efektive nga ekspertët e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Lexo me shume