Putin: Turqia të bëhet qendër energjetike për të gjithë Europën

Presidenti rus Putin ka sugjeruar që Turqia të bëhet një qendër energjetike për të shpërndarë gazin rus në Europë, sipas BBC.

Në një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai tha se rruga nëpërmjet Turqisë do të ishte mënyra më e mirë dhe e besueshme për të eskportuar gazin në BE.

Furnizimi me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream nga Rusia në Gjermani është ndërprerë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u ndalua plotësisht pas një shpërthimi në tubacionin në Detin Baltik, i cili besohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm sabotimi.

Të mërkurën, Putin tha se vëllimet e humbura nga gazsjellësi Nord Stream mund të kompensohen duke e bërë Turqinë qendrën më të madhe për furnizimet me gaz në Europë.

/abcnews.al

 

Lexo me shume