Qeveria shton numrin e punonjësve të administratës, ja as vende të lira ka çdo ministri

Qeveria ka vendosur të shtojë numrin e punonjësve të administratës shtetërore. Edhe pse në krizë ekonomike, ka vendosur që të shtojë 548 punonjës më tepër gjatë vitit të ardhshëm.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzojë më shumë para për të punësuarit e rinj në administratë. 2023-i është një vit elektoral dhe mesa duket qeveria ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve buxhetorë.

Shtesë në strukturën e punonjësve përfitojnë disa ministri. Numri më i lartë i të punësuarve të rinj pritet të emërohen në Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo ministri do të ketë 155 persona më shumë.

Po ashtu edhe Ministria e brendshme do të ketë një numër të konsiderueshëm të punonjësve të rinj nëse e krahasojmë me vitin aktual saktësisht stafit të ministrisë do i shtohen 139 persona.

Vlen të theksohet se institucionet që do të kenë numrin më të ulët të punonjësve do të jetë ministria e arsimit ,struktura e të cilës parashikohet të zgjerohet me vetëm 15 punonjës të rinj.

Kjo shtesë e administratës shtetërore vjen në një vit elektoral, ndërsa nëse bëjmë një vlerësim në 5 vitet e fundit qeveria e majtë ka shtuar të punësuarit në administratë me rreth 2 mijë e 642 persona.

SHTESAT E PUNONJËSVE SIPAS MINISTRIVE:

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS  155

MINISTRIA E BRENDSHME  139

MINISTRIA E FINANCAVE  57

MINISTRIA E BUJQËSISË  42

KRYEMINISTRIA  19

MINISTRIA E ARSIMIT  15

Lexo me shume