Qindra të rinj ikin me gomone drejt Anglisë, ambasadori britanik: Kemi program për vende pune në Kukës

Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King Smith ditën e djeshme nën shoqërinë e kryebashkiakut Safet Gjici, ka vizituar Kukësin, ku u bë prezantimi i startimit të projektit “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qarkun e Kukësit.

“I lumtur që jam kthyer në #Kukës për të nisur projektin #Perspektiva të Reja, nisma jonë më ambicioze në veri të #Shqipërisë. Gjatë 4 viteve të ardhshme, ne do të ndihmojmë në krijimin e mundësive të punës këtu, duke përfshirë edhe të rinjtë” shkruan ambasadori në një postim pas vizitës në Kukës.

Kujtojmë që kjo deklaratë e ambasadorit britanik vjen në një kohë kur me qindra të rinj, çdo ditë, kryesisht nga Kukësi, nisen me gomone për në Britani.

Lexo me shume