Quickstep në pistën e kërcimit, Arbri dhe Erisa dhurojnë emocione në DWTS

Synimi dhe profesioni i tij, siç edhe vetë është shprehur Arbër Çepani, është të jetë fitues gjithmonë, megjithatë “Quickstepi” i mbrëmjes së sotme ishte mjaft sfidues për të.

Edhe pse me probleme shëndetësore, pasi Arbër Çepani po kryen fizioterapi, duket se mori komente mjaft pozitive nga juria, duke marrë parasysh gjendjen e tij. Për këtë situatë ishte dëshmitar edhe Armand Peza, i cili tregoi se e kishte parë Arbrin teksa merrte shërbim shëndetësor.
“Ju të dy keni diçka që shumë pak e kanë, keni kimi dhe e shijoni shumë. Me këtë kërcim ke ngelur në diskotekë, e humbe pak në kërcim” -tha Dalina.

“Në gjendjen që Arbri është është e vështirë të rrije në këmbë e jo më të kërce,ë e arriti p[ër mrekull për gjendjen që është”- tha Armand Peza
“Je shumë skenik, e qeshura është pak e zmadhuar. Pate nja dy-tre momente jashtë sinkut”-tha Kleidi Kadiu.
Unë nuk i dallova ato momentet sepse ke një mënyrë shumë të veçantë të kërcyerit”-tha Valbona Selimllari.
Çifti grumbulloi këtë javë 24 pikë, rezultat ky i njëjtë me javën e shkuar. Juria dha konkretisht: Dalina Buzi 5 pikë, Armand Peza 6 pikë, Kleidi Kadiu 6 pikë, Valbona Selimllari 7 pikë.
Nëse Arbri dhe Erisa janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin Vip4.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.
 

FOTO GALERI
1/8

Top ChannelLexo me shume