Ra në kanal, ndërron jetë 50-vjeçarja që po lëvizte me motoçikletë në Lushnjë

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar sot në Lushnjë.

Pas 59-vjeçarit i cili u përplas me mjetin bujqësor, ka ndërruar jetë një 50-vjeçare, e cila ka humbur kontrollin e motoçikletës që drejtonte e për pasojë ka rënë në kanal.

50-vjeçarja u transportua drejt morgut të spitalit të Lushnjës ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

/abcnews.al/

Lexo me shume