“Radar për matjen e ndotjes akustike”

Ekspertët sugjerojnë vendosjen e pajisjeve matëse në zonat urbane

Teksa çdo vit numri i automjeteve rritet në vend, njëkohësisht po shtohen edhe zhurmat e shkaktuara nga përdorimi i borisë dhe jo vetëm që po krijojnë ndotjen akustike. Edhe pse Kodi Rrugor e përcakton qartë ndalimin e përdorimit të borisë në zonat urbane, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta.

Për këtë arsye ekspertët sugjerojnë vendosjen e pajisjeve matëse në zonat urbane.

“Ku ka më shumë trafik dhe ku ka më shumë banorë në mënyrë të tillë që të eliminojë sa të jetë e mundur ndotjen akustike. Sot është bërë fenomen edhe në Shqipëri që nuk është vetëm përdorimi pa kriter i borive, qoftë nga autobuset, mjetet e rënda, por përdorimi i skrapamentave dhe motorëve kryesisht të cilët e kanë për hobi dhe për sport. Për të tërhequr vëmendjen e tyre prodhojnë zhurma të cilat janë më të larta se sa ajo që duhet të vijë në dëgjesën e njerëzve”.

Eksperti Fatjon Softa shpjegon dhe përdorimin e këtyre radarëve.

“Vendosja e këtyre radarëve që bën identifikimin e zhurmave në një nivel të caktuar arrin të bëjë fotografi apo video duke identifikuar targën e mjetit dhe t’i bëjë të njëjtën gjë sikurse është edhe shpejtësia”.

Ndotja akustike sipas ekspertëve, shkakton stres, pagjumësi, humbje të dëgjimit, deri në probleme në sistemin kardiovaskular. Tirana vijon të mbetet qyteti me ndotjen më të madhe akustike në vend.

Pas Tiranës, Lezha, Saranda, Fieri dhe Shkodra janë qytetet me nivelet më të larta të zhurmave, ndërsa Kukësi rezulton si qyteti me i qetë, pasi zhurmat mjedisore nuk e kalojnë normën e BE.

Klan News

Lexo me shume