Radhimë, prishen 60 banesa, banorët përplasen me policinë
Kategoria: Sociale
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 3 Minuta

Radhimë, prishen 60 banesa, banorët përplasen me policinë

Aksioni i IKMT-së në Radhimë, banorët përplasen fizikisht, dalin përpara fadromave, kundërshtojnë prishjen e bizneseve. Shembja selektive, nuk jemi në dijeni të projektit. Policia nis shoqërimet për disa prej tyre

Enida Vërça

Pronarët e bizneseve përgjatë vijës bregdetare të Radhimës janë përplasur me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ditën e djeshme, duke kundërshtuar prishjen e 60 banesave, të cilat i hapin rrugë projektit për zgjatimin e Lungomares. Banorët pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm të tokës dhe se janë në proces legalizimi të objekteve të tyre, duke kërcënuar se fadromat mund t’i prishin këto banesa vetëm nëse kalojnë mbi trupin e tyre. Situata e tensionuar ka nisur tri orë pasi IKMT ka vazhduar aksionin për prishjen e objekteve, duke  vazhduar përgjatë gjithë ditës, ku nuk munguan edhe përplasjet fizike mes tyre dhe punonjësve të IKMT-së. Të pranishëm kanë qenë edhe forcat e shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) për të ekzekutuar vendimin mbi prishjen e këtyre objekteve. Banorët pretendojnë se bizneset janë duke u prishur në mënyrë selektive dhe kërkuan nga organet përkatëse që të ishin informuar për këtë projekt, që sipas tyre është i panjohur. “IKMT ka ardhur pa asnjë njoftim dhe nuk ka asnjë të drejtë të na terrorizoj në mënyrë të tillë. Ne nuk jemi të njohur me projektin. Nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Si mund të vijë dikush t’i vendos faromë djersës sonë 30-vjeçare, pa një plan, pa një projekt konkret?”, u shpreh një nga banorët e zonës për mediat. Në këtë përplasje, nuk munguan as fëmijët, të cilët ulërinin të terrorizuar teksa shikonin prindërit e tyre të debatonin dhe konfrontoheshin fizikisht me punonjësit e IKMT-së. Ndërkohë pas një pause për më shumë se një orë, ku dukje se IKMT ishte tërhequr, këta të fundit u rikthyen sërish, duke nisur ekzekutimin mbi prishjen e banesave. Kjo solli edhe më shumë acarim të situatës dhe ndërhyrje të policisë, e cila nisi edhe shoqërimin e disa  personave që kanë penguar mjetet e IKMT të vazhdojnë aksionin. “S’ka të drejtë ai që me një ekskavator të madh të vijë të më prishë punë që kam vite të tëra që e kam ndërtuar. Rris fëmijët me atë punë. Asnjë lloj projekti s’kemi parë. Në s’kemi bërë krim, vijnë forcat e armatosura dhe bëjnë barbari në tokën tonë. Nëse shteti më prish biznesin dhe më siguron punën, ia hap unë derën për të nisur prishjen, por kur mua nuk më siguron asgjë shteti, si mund të lejoj të më prishin këtë biznes që unë mbaj fëmijët. Kam katër djem, me se do i ushqej? Do më jap lekë shteti për t’i rritur? Do e paguaj shkollën e tyre, do më gjej punë mua?–Nuk do e bëj! Mirë që nuk na ndihmojnë, se jemi taksapagues të rregull, por nuk na lenë as të shikojmë punën tonë, të punojmë dhe të jetojmë tamam “, u shpreh një tjetër banore. Projekti që nisi në fillim të muajit shtator parashikon prishjen e 60 objekteve nga Uji i Ftohte deri ne Orikum. Ndërtimet që do të rrëzohen janë kryesisht biznese në plazh.

Pretendimet

Kreu i Operatorëve Turistikë Vasil Budinaj është shprehur se banorët nuk janë kundër projektit por duan që shembjet të mos bëhen në mënyrë selektiv. Budinaj u shpreh se kjo është një histori i përsëritur ndërkohë që deklaroi se tashmë banorët janë të mos bindur të mos tërhiqen.”Janë me qindra banorët dhe pronarët e subjekteve në zonën e Radhimës. Këtu po bëhet një selektivitet. Hajde prish dhe lër disa të tjera. Jemi shumë dakord që projekti të vazhdojë. Jemi shumë të lumtur të jemi pjesë e tij por banorët nuk e pranojnë këtë histori. Prish një hallexhi, kalo 200 metra dhe prish një hallexhi tjetër. Janë paguar lejet e ndërtimit me qindra herë. Faji nuk është i komunitetit është këtu. Jemi pro projektit, do kontribuojmë por nuk do të pranojmë selektivitet. Kjo është vijë bregdetare”, deklaron kreu i Operatorëve Turistikë Vasil Budinaj.

Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Dëshira e shqiptarëve për të ikur është aq e lartë, saqë po ia kalojnë dhe dhe vendeve që janë në luftë apo në konflikte të thella...
Një aksident i rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet është përplasur me...
Krimet e Rënda kanë dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Petrit Dukin, i cili çau kordonin e policisë me makinë në Shkozë,...
Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka plagosur një 28-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “Fushë-Mëzez”,...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...