Rama: Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe_66432fcf3a8a8.jpeg

Rama: Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe.
“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.
Mësuesit e interesuar duhet të paraqesin vetëm dokumentin e licensës dhe të aplikojnë në adresën www.mesuespergreqine.gr deri më datën 30 qershor.
Gjithashtu, mund të aplikojnë të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Deklarata e plotë:
🇦🇱Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”🇬🇷
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë🔤🇦🇱
📢 Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit👩🏻‍🏫👨‍🏫
📑 Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë🧑🏻‍💻👩🏻‍💻📲
👉🏻 Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit🤝
📌 Aplikimet janë hapura deri në 𝟑𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒🗓️
Vëllazërisht,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi🇦🇱🤝🇬🇷
Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: 𝐞𝐦𝐛𝐚𝐬𝐬𝐲.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥.

j.l./ dita

Burimi