Rama e Mitsotakis s’bindin dot njëri-tjetrin_663a385343240.webp

Rama e Mitsotakis s’bindin dot njëri-tjetrin

Media greke shkruajnë se në Bruksel, kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për sundimin e ligjit, që është sipas tij, kurora e procesit të anëtarësimit.
Mitsotakis pati një bisedë në ecje e sipër me kryeministrin Rama, ku qartazi dukej që mes tyre kishte padakortësi në qëndrime.
Regimi grek vjen pas atij gjerman, më saktë deklaratës se kancelarit Scholz, që tha se mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Shqipërisë të jenë bilaterale, pa cenuar procesin e anëtarësimit me anë të vetos. Pra, një mesazh për Athinën që “Belerin” të mos e transferojë në Bruksel. Por qeveria greke ka vijuar në politikën e saj pa e marrë parasysh këtë këshillë të Berlinit. /tesheshi.com/