Rama kërcënon pedagogët: Do ju kontrollojmë pasurinë

Pedagogët nuk morën nga kryeministri asgjë nga ç’kërkonin.

Përkundrazi, nga një takim me rektorët Edi Rama i kërcënoi ata se do t’i përfshijë në skemën e kontrollit të pasurisë, për të parë a e justifikojnë.

Nga ana tjetër, ju kujtoi se nuk po e bëjnë punën siç duhet, dhe niveli i universiteteve tona, është i dobët.

Dështimi për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermieret, shihet nga një këndvështrim tjetër nga kreu i qeverisë.

Qeveria ka pranuar vetëm një rritje page prej 7% për trupën e pedagogëve, përndryshe nga kërkesa e tyre për një shtesë 50 %, e ndarë në dy vite./abcnews.al/

Lexo me shume