Rama në Athinë, Kuko: Festë e madhe e shqiptarëve, opozita akoma në autobuz! ‘Beleri’ jo çështje minoritetesh

Romina Kuko, kryetare e këshillit bashkiak në Tiranë thotë se takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë ishte një festë e madhe. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kuko tha se debatet për çështje autobusësh u takojnë atyre që janë ende ne autobus.
‘Ishte një festë shumë e bukur, atmosfera ishte e mrekullueshme, debate pse erdhën nga Shqipëria ishte e kotë. Ishin 4000 mijë veta në sallë, kishte 2000 të tjerë që po rrinin jashtë salle. Të gjitha televizionet greke kishin bërë vox pope, që tregonin se kemi ardhur nga SHBA të takojmë kryeministrin tonë. Çdo detaj për punë autobusësh ua lëmë atyre që janë akoma në autobus. Festë e madhe shqiptarisë opozita do ta politizojë.’- u shpreh Kuko.
Duke u ndalur tek çështje Beleri, Kuko tha për gazetarin Arbër Hitaj se Shqipëria ka një ndër lihjet më të modernë sa i takon të drejtës së minoriteteve.
Ne i kemi njohur minoritetet dhe kemi një ligj nga më modernët sa i takon të drejtës së minoriteteve. Minoritetet kanë qenë me përfaqësim më të madh kur vjen puna për çështjet tyre. Nëse i referohemi çështjes në fjalë,  çështja Beleri nuk është një çështje minoriteti.’- u shpreh Kuko.

Në rolin e zëvendës ministres së Brendshme, Romina Kuko shprehu ngushëllimet për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj në Fier.
‘Është një ngjarje tragjike dhe shumë e dhimbshme. Është bërë thirrje nga ministri i brendshëm në lidhje me dorëzimin e autorit.’- u shpreh Kuko./m.j

Burimi