Rama në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta. Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel_664318d1c27ad.jpeg

Rama në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta. Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel

Analisti Skënder Minxhozi i quan mesazhe të forta ato që dha kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Athinë. Për të askush nuk kishte folur në këtë nivel për Çamërinë dhe ligjin e luftës dhe Rama ishte i pari që e bëri diçka të tillë.
”Pjesëmarrje shumë e madhe, duket që emigracioni ynë në Greqi ishte shumë i sensibilizuar për takimin. Realisht, është e kuptueshme sepse është hera e parë që oganizohet një format i tillë nga një qeveri shqiptare.
Prezenca nuk zhgënjeu pjesëmarrësit, sepse edhe mesazhet ishin shumë të forta. Unë nuk besoj se vizita e Ramës dhe takimi i tij me komunitetin e madh shqiptar në Greqi do të japë një efekt të menjëhershëm në marrëdhëniet dypalëshe.
Mesazhi i Ramës ka rëndësi sepse ai kumboi veçanërisht fort në një ambient si ai i Athinës, ku çështja Beleri ka eklipsuar gjithçka tjetër.
Askush nuk kishte folur në këtë nivel, në këtë format për Çamërinë ose për ligjin e luftës në kryeqytetin grek. Rama e bëri i pari, atij duhet t’i shkojë merita që mundi të thotë atë që qeveritë tona nuk i kanë thënë zyrtarisht përballë një paneli grek”,-tha në ”Abc News Albania”.

Burimi