Rama në Jeruzalem: Shqipëria, mike e përhershme e hebrenjve, do të ndërtojmë muzeun hebraik në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, mori pjesë në një mbrëmje gala, në Natën e Nderit, në emër të shqiptarëve.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi miqësinë e pandërprerë mes dy vendeve, teksa Shqipëria strehoi shtetasit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Është fakt që Shqipëria është mike e komunitetit hebraik në kohën e tyre më të errët. Shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë”.

Kryeministri shqiptar foli për muzeun hebraik që thotë se do të ndërtohet në vendin tonë dhe do të shërbejë si qendër bashkëkohore hebraike.

Top ChannelLexo me shume