Rama nga Fieri: Opozita e rublave do e çoj vendin drejt gjakderdhjes

Nga Fieri kryeministri Edi Rama hodhi akuza sërish ndaj opozitës. Në takimet e zhvilluara ditën e sotme me qytetarë, fermerë si edhe sipërmarrës, ai u shpreh se opozita është e gatshme të nxisë konflikt deri në gjakderdhje.

Rama për të mbështetur këtë tezë merr rastin e vdekjes së Lear Kurtit.

Fjala e Ramës:

“E patë çfarë ndodhi, vdiq një i ri  për një arsye tashmë të sqaruar. Ndërkohë, sapo doli lajmi, pa pritur asnjë prononcim dhe rezultat, hiena e madhe doli duke shqyer kufomën në televizor, dukë kërkuar që populli të ngrihet se policia ka vrarë një tjetër të ri. Si mund të bëhet kjo, kur shteti është nën presionin e një luftë që po sjell inflacion. Kujt më shumë se atij që ka vënë bastin aty në Kremlin, i interesojnë këto gjera”, deklaroi ai.

Lexo me shume