Rama nxjerr videon e pazakontë nga zyra e tij në PS: Nisim rrugën drejt fitores së zgjedhjeve vendore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të pazakontë nga zyra e tij në selinë e Partisë Socialiste.

Rama u uron mirëmëngjes dy breshkave që mban brenda në zyrë dhe paralajmëron nisjen e një rruge të re drejt fitores së re të zgjedhjeve vendore të 2023.

Mirëmëngjes nga selia e PS-së për të nisur një rrugë të re drejt një fitoreje të re atë të zgjedhjeve vendore, me dialogun me komunitet në gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta. Paçit një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harroje sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju“, thotë Rama.

Lexo me shume