Rama paralajmëron fermerët: Ligj të ri, kush nuk punon tokën do penalizohet

Kryeministri Edi Rama në takim me fermerët në Fier, i kërkoi këtyre të fundit që të bashkëpunojnë me bashkinë për të ngritur pika grumbullimi.

“Kemi nevojë për një sistem të ri tregjesh që të jenë në dispozicionin tuaj. Kemi pesë të parët që janë projektuar, financuar. Ashtu sikundër gjëja që në fund kryetarët e bashkive e kanë kuptuar pasi më ka vajtur goja mbrapa, bashkinë për të ndërtuar pika grumbullimi, aty ka nevojë pa ndenjur dhe të presim kur të vijë një sipërmarrës të ndërtojë.

Mes jush dhe bashkisë, keni nevojë për një pikë grumbullimi. Dihet të mblidheni të uleni me kryetarin e bashkisë, ju të vini një lek, kryetari i bashkisë të vendosë tre lekë dhe të organizoheni.

Dhe është e juaja përse duhet të presim. Kemi ende segmente rrugës në funksion të bujqësisë brenda përbrenda për të bërë”, tha më tej Rama, duke shtuar: “Kemi ende toka të papunuara, por nuk duhet të falim asnjë metër tokë bujqësore dhe i ka kërkuar deputetëve të ulën me ju dhe të punojnë me MF për të vënë një normë të re ligjore që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë e të rrijë rehat,. E të thotë se dua ta mbaj dierrë e ta lë me plehra, këtë se lejon njeri. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra”.

Lexo me shume