Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se dimri që po vjen do jetë më i vështiri që nga Lufta e Dytë Botërore. Rama e bëri këtë deklaratë, gjatë një takimi që po zhvillon në Përmet me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm.
“Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore”, shprehet kryeministri.
Rama ka renditur masat e marra në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare.
Mburoja financiare për çmimin e energjisë, rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve, rritja e mëtejshme e pagës minimale, rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar, dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar, rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ,rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit, mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit, financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama.
br> br>Lexo me shume