Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune

Pas takimit me shqiptarët që jetojnë në Greqi, kryeministri i vendit Ed Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar nevojën për krahë pune, teksa ka thënë se të gjithë ato shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë kursime, mund të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në atdhe. Më tej, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria po bën negociatë me Filipinet për të marrë krahë pune.
Edi Rama: Unë mendoj shumë thjeshtë dhe sot nuk ju thashë hajde kthehuni, por atë që besoj që sot kush është në Greqi, ka bërë punë, ka fituar eksperiencë, ka në Shqipëri një pronë në fshat, një shtëpi të vjetër një mundësi që të investojë, as nuk diskutohet. E ka të sigurtë se në fund të vitit do të fitojë këtu shumë më shumë se fitojnë me pagën që marrin.
800 Euro merr një kamarier në Radhimë e fle tek prindërit e nuk ka nevojë të paguajë. Ka plot shqiptarë që janë kthyer dhe janë prova që kjo funksionon dhe jemi në një cikël që do të fillojë duke u zbutur, e tregon koha. Në gjithë atë furi zhurme e rrëmuje, shumë gjëra nuk besohen. Ku ka rrogë 200 mijë Lekë në Shqipëri? Shqipëria ka një klimë skandaloze mediatike që ta hapësh, gjatë gjithë kohë zi, zi, zi…

Çdo shqiptar që ikën, është një krah pune që ikën, ndërkohë që ne duam më shumë krahë pune. Por nga ana tjetër, sot bizneset në Shqipëri i kanë të gjithë kapacitetet të marrin punëtorë të huaj dhe fillon dhe bëhet një lloj balancimi i një niveli të caktuar punëtorësh të huaj që deri dje për shembull, punëtorët e Banglaeshit tani as nuk shkojnë t’i kërkojnë, kërkojnë punëtorë më të kualifikuar.  

Sot që flasim, ne po bëjmë një negociatë me Filipinet. Tani të të jap një shembull: Filipinet kanë shumë popull dhe shumë krahë pune dhe e përdorin këtë. Po të shikosh radhën e vendeve që nga Austria e vende të tjera plot, 38 vende janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet që të marrin krahë pune. Kjo është një situatë e përgjithshme. Ne deri pak vjetësh ishim një vend që ishte çfarë të ju them…  

/a.r

Burimi