Rama “qan” ikjen e Emirit të Kuvajtit_663a383009066.png

Rama “qan” ikjen e Emirit të Kuvajtit

Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të udhëheqësit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit lë një trashëgimi të qëndrueshme”.
“Një ditë shumë e trishtuar për kombin e përzemërt dhe miqësor të Kuvajtit! Mendimet e mia janë me popullin e Kuvajtit teksa vajtojnë për humbjen e udhëheqësit të tyre të nderuar, Lartësisë së Tij Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit lë një trashëgimi të qëndrueshme. Le t’i sjellë kujtimi i tij ngushëllim familjes, popullit dhe të gjithë miqve të tij gjatë kësaj kohe dhimbjeje”, theksoi Rama.
Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, ndërroi jetë dy ditë më parë  në moshën 86-vjeçare. Sheiku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor që nga fundi i nëntorit. Ai pasoi gjysmëvëllain e tij, i cili vdiq në moshën 91-vjeçare, në vjeshtën e vitit 2020.
Qeveria e Kuvajtit dha dorëheqjen disa herë gjatë sundimit të Sheikh Navafit mes një sërë krizash. Pavarësisht se Kuvajti ka parlamentin më aktiv në rajonin e Gjirit, me ndikim më të madh në legjislacion sesa në vendet fqinje, pushteti është në duart e shtëpisë mbretërore, shkruan ATSH. /tesheshi.com/