Rama takim me fermerët e Shupenzës: Shqipëria e favorizuar nga BE-ja, vendi që merr më shumë fonde në rajon

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë mëngjes në tregun e Shupenzës në Bulqizë.

Të pranishëm në Bulqizë ishin  ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Teksa foli për bujqësinë dhe blegtorinë në vend, Rama tha se Shqipëria ka marrë më shumë fonde nga BE-ja se sa vendet e tjera të rajonit.

Lexo edhe: Rama nga Bulqiza: Fshati nuk është ai që shfaqet në televizor, bashkëpunoni me njëri-tjetrin për të rritur vlerën e prodhimeve tuaja

Por ai tha se këto fonde nuk mund të jepen për fermerët, apo blegtorët që nuk kanë dokumentacionin e duhur. Në lidhje me këtë ngërç, Rama tha se hapi tjetër i qeverisë do të jetë lehtësimi i fermerëve për pajisjen me dokumentacionin e duhur për pronësitë e tokave.

Ndërkohë Frida Krifca tha se pavarësisht krizës botërore për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimi bujqësor në Shqipëri ka paraqitur progres.

Ajo tha se sipas një studimi të realizuar nga Banka Botërore, rezulton se inflacioni në Shqipëri ka pasur gjysmën e efektit në krahasim me rajonin.

Edi Rama: Ne kemi ndërtuar shumë pika grumbullimi. Ka nevojë akoma për më tepër. Duhet të shkojmë tani në një fazë tjetër për bletët. Ne duhet të ndërtojmë shoqëri të përbashkëta. Të ndërtojmë biznese të përbashkëta. Ti e prodhon mjaltin dhe biznesi tjetër është që ti e përpunon mjaltin. Inkurajoj të gjithë që të bëjnë këtë. Fondet e BE që ne marrim, kemi marrë më shumë fonde nga BE se sa vendet e rajonit. Me këto fonde nuk financojmë dot subjekte që kanë prodhim por nuk kanë letrat e pronësisë. Shpesh herë letrat e pronësisë në fshat bëhen shkaka që të mund të mos financohen pikat e grumbullimit. Ajo që ne duam të bëjmë është të nisemi nga fakti. Ka disa që kanë tokën, e kanë pa konflikt, por pa letra. Ajo zgjedhje që ne do ti japim kësaj tani është se nëse vjen dikush dhe thonë duam të bëjmë një x investim, ne do t’ja regjistrojmë atë copë toke që është për këtë aktivitet, me barrë që nëse shfaqet një x problem këtë problem do e ketë me shtetin jo personi. Kjo është mundësi teorike, sepse këto toka janë toka që nuk kanë konflikte. E fundit që kam është nevoja për tu fokusuar te prodhimet që janë më shumë kërkesë në treg.
Nëse duam rezultat tjetër duhet të bëjmë gjë tjetër, sepse shikojmë në TV kur dikush hedh mollët, vezët apo qumështin dhe bërtet se shteti nuk është aty. Ata që hedhin mollët nuk duan të pranojnë që ai varietete nuk ka treg. E dyta është bashkimi , nëse nuk bashkohemi në shitje jem dobët, jo në prodhim. Në shitje të jemi të bashkuar. Si do negociosh me një trastë që del në rrugë për ta shitur?

/abcnews.al/

Lexo me shume