Rama takon presidentin irzraelit Issac Herzog/ Në fokus të bisedimeve siguria kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot presidentin irzraelit Issac Herzog, gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael.

Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, nga pritja që i ka bërë presidenti i Izraelit Issac Herzog.
Vëlla Edi si jeni!’– dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa mirëpret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë.

Pas presidentit, Rama ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Mickey Levy.

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po zhvillon vizitë zyrtarë në Izrael, ku në fokus të takimeve dhe të bisedimeve janë siguria kibernetike dhe sulmet e hakerave iranianë, si dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

FOTO GALERI
1/5

Top ChannelLexo me shume