Raporti: Rusia po rekruton komandantë afganë për të luftuar kundër Ukrainës

Rusia besohet se po rekruton komandantë të ushtrisë kombëtare të Afganistanit për të luftuar kundër Ukrainës. Këta janë trajnuar nga marina amerikane dhe forcat e armatosura britanike, shkruan The Guardian.

Rreth 20,000 deri në 30,000 nga komandot vullnetare mbetën në Afganistan kur SHBA-ja tërhoqi trupat në gusht 2021. Sipas Foreign Policy, vetëm disa qindra oficerë të lartë u evakuuan përpara rënies së republikës.

Ndërsa mijëra u arratisën në vendet fqinje ndërsa talebanët ekzekutuan bashkëpunëtorët, shumë të tjerë u fshehën në Afganistan.

SHBA shpenzoi 90 miliardë dollarë për ndërtimin e forcave afgane të mbrojtjes dhe sigurisë.

/abcnews.al

 

Lexo me shume