Rastet Rasha-Lear Kurti: A duhet të japë dorëheqjen pasardhësi i tij Bledi Çuçi? Përgjigjet Sandër Lleshaj

Rasti më i fundit që ngriti dyshime mbi Policinë e Shtetit, vdekja e të riut Lear Kurti, ka risjellë në vëmendje edhe atë që kërkoht në raste të tilla të rënda: dorëheqjen e drejtuesëve të institucioneve.

I gjendur përballë një rasti edhe më të rëndë, siç ishte vrasja e Klodian Rashës nga një polic, ish-ministri i Brendshëm Sanër Lleshaj, ka folur në emisionin “Log.” për ngjarjen tragjike.

I pyetur nëse pasardhësi i tij Bledi Çuçi duhet gjithashtu të japë dorëheqjen, ai refuzoi të komentonte, ndërsa aktin e tij e cilësoi zbatim të bindjeve të tij.

“Është aq e drejtpërdrejtë sa s’mund të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë kjo pyetje. Rezervohem të jap komente. Unë jam vënë përballë një situate të vështirë në dhjetorin e 2020 dhe kam marrë një akt që është i njohur. Nuk e kam marrë në funksion të dhënies së ndonjë mesazhi, por ka qenë akt i imi privat. Përgjigje ndaj bindjes time të thellë që qytetarët tek policët duhet ta shohin fytyrën e ministrit. Dhe nëse kemi devijime dhe shkelje të rënda, diçka do ta shohin nga fytyra e ministrit. Të gjitha rastet ngjajnë dhe nuk ngjajnë, në thelb asokohe kishim një akt të rëndë, vrasje që është konfirmuar edhe nga gjykata”, tha Lleshaj. /abcnews.al

Lexo me shume