Raundi i 1/16 për të blinduar Skriniar, nëse nuk rinovohet do të largohet në janar

Jo vetëm për lavdi, kualifikimi i Interit në fazën e 16-të do t’i lejonte klubit të grumbullonte rreth 20 milionë euro, të cilat sipas “Tuttosport” do të përbënin një arkë të bollshme me para për të propozuar një rinovim prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse për Skriniar.

Drejtuesit e klubit do të përpiqen të bindin sllovakun për të qëndruar, ku gjithashtu mund t’i japin edhe shiritin e kapitenit.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Skriniar mund të largohet në merkaton e janarit./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume