Reali gjen pasuesin e Modriç në Milano, gati oferta 80-milionëshe

Paraqitja fantastike ndaj Barcelonës, ku ia doli të shënojë edhe një gol, ka rritur ndjeshëm adhuruesit e Nicolo Barellës dhe Carlo Ancelotti e Florentino Perez duket se po planifikojnë një transferim të bujshëm.

Mediat madrilene raportojnë se drejtuesit e Realin shohin Barellën si njeriun e duhur për të zëvendësuar kroatin Modriç dhe janë gati të paguajnë plot 80 milionë euro verën e ardhshme për kartonin e mesfushorit italian.

Ancelotti nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për Barellën, por paraqitja në “Camp Nou” ka bindur edhe Perezin, që ka autorizuar bashkëpunëtorët e tij të nisin negociatat me drejtuesit e Interit.

Natyrisht që bëhet fjalë për hapat e parë të interesimit, megjithatë Reali i Madridit na ka mësuar se kur e do një futbollist, ia del ta marrë thuajse gjithmonë, ndërsa Interi ka nevojë për para dhe ato 80 milionë euro do t’i hiqnin disa telashe kinezit Stiven Zhang.

Lexo me shume