Reali i Madrid it ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Sevijas. Madrilenët kanë mundur andaluzit me rezultatin e pastër 3-1.
Pjesa e parë u mbyll me golin e Luka Modriç, që realizoi që në minutën e 5. Miqtë barazuan shifrat me Lamelën në fillimin e pjesës së dytë.
Në minutat 79 dhe 81 skuadra e Ançelotit gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës me Lukas Vaskez dhe Frederiko Valverde.
“Los Blancos” kryesojnë kampionatin me 31 pikë, ndërsa ekipi i Sampaolit renditet në vendin e 14 me 10 pikë.
br> br>Lexo me shume