Red Bull në zi, shuhet “gjeniu” Dietrich Mateschitz

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Dietrich Mateschitz, themeluesi i perandorisë Red Bull dhe i skuderisë që po bën shumë mirë prej vitesh në Formula 1.

Biznesmeni i njohur austriak, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Red Bull fitoi katër tituj radhazi me Sebastian Vettel (2010-2013), ndërkohë që u rikthye sezonin e kaluar te suksesi në garat e shpejtësisë me Max Verstappen. Holandezi ka fituar dy titujt e fundit botërore me makinën austriake.

Themelimi i skuderisë së Formula 1 daton në vitin 2004, njëzet vjet pas lindjes së pijes energjike me të njëjtin emër. Mateschitz dha kontribut të madh edhe në sportet amerikane, sportet e futbollit në natyrë, sidomos ato ekstreme, që lulëzuan dhe arritën majat e popullaritetit dhe përhapjes si kurrë më parë nën flamurin e Red Bull./ Super Sport

Top ChannelLexo me shume