Reforma Territoriale dhe Reforma Zgjedhore, ekspertët: 2 procese të ndryshme, por kanë mbivendosje

Ekspertët e qeverisjes vendore dhe reformës zgjedhore kanë deklaruar në studion e ABC Live që reformat aktuale vazhdojnë të mos sjellin ndryshime dhe ka mungesë konsensusi ndërmjet palëve politike për të sjellë ndryshime të dukshme. Në një bisedë në studio me gazetaren Sibora Bitri, eksperti Agron Haxhimali dhe ish kryetari i KQZ Kristaq Kume theksuan ecurinë e reformave aktuale dhe nëse ato po ecin paralelisht.

Sipas ekspertit të qeverisjes vendore Haxhimali axhenda për reformën terrioriale është shtyre sërish dhe palët janë të ndara politikisht dhe janë akoma më shumë të ndara për cështje teknike. Shpresohet që reforma territoriale të shkojë në Kuvend në fund të tetorit.

Kodi i ri zgjedhor dhe reforma territoriale për ish – kryetarin e KQZ Kristaq Kume, vuri në dukje që reformat duhet të ecin paralelisht, por në fakt janë ‘dy procese te ndryshme, që në produktin që sjellin kanë dhe mbivendosje’. Ai ka paraqitur një nismë që përfaqësuesit e Këshillave Bashkiakë të jenë të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zgjedhësit.

‘Nëse parlamenti miraton këtë paketë ndryshimesh, komisioni duhet të ndërhyjë në kod, secili nga këto dy procese zhvillohet më vet’e, u shpreh Kume.

Gjobat në Kodin e Ri zgjedhor sipas tij, kanë ndryshime të mëdha midis televizioneve kombëtare dhe atyre lokale. Sipas Kumes është ndërtuar gjithë ky set dispozitash, që të mos zbatohet.
Është vetëm një mekanizëm, madje mekanizmi me më pak efekte për të parandaluar apo rritur transparencën e procesit, u shpreh Kume.

‘Legjislacioni jonë i kodit zgjedhor e kanë ngarkuar KQZ për të monitoruar financat, dhe paratë që marrin në funksion të fushatës, është detyrë e këtij institucioni, ndërkohë që ky komision nuk ka mundësi, me ligj, nuk ka për të plotësuar detyrat e tij në lidhje me këtë detyrim ligjor’ tha Kume. /abcnews.al/

Lexo me shume