Reforma Zgjedhore, Bylykbashi akuza socialistëve: Duam rikthim të marrëveshja e 5 qershorit për koalicionet!  PS-ja nuk është promotori i votës së diasporës_6643766ac0f28.jpeg

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi akuza socialistëve: Duam rikthim të marrëveshja e 5 qershorit për koalicionet! PS-ja nuk është promotori i votës së diasporës

Nënkryetari i Partisë Demokratike së drejtuar nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi është ndalur të flasë për mediat pas takimit me grupin e dialogut.
Ai ndër të tjera tha se ky takim kishte për qëllim riaktivizimin e këtij grupit, ndërsa shtoi se objektivi kryesor  i opozitës sa i përket reformës zgjedhore është rikthimi të marrëveshja e 5 qershorit.
Sa i takon votës së diasporës, Bykykbashi tha se PS nuk është promotore ashti sic pretendon, por motorri prishës i kësaj të drejte.
Bylykbashi: Së pari mbledhje e sotme me  kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca. E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit.
Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive.
Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje.
Janë edhe cështje të tjera, sic janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në synojmë që nëpërmjet tyre të disiplinojmë shkelje të rëdnë të procesit dhe  nëpërmjet tyre ta mbajmë shtetin jashtë zgjedhjeve.
Nuk është e vërtetë  që PS është promotore e votës së Dipasporës. PD e ka pasur cështje dhe në vitin 2020 me inicitivë të PD është futur në kodin zgjedhor.
PS nuk është promotori, por është motorri i prishur i kësaj të drejte.

Burimi