Refuzimi i Evropës ka zgjuar Rusinë për Ballkanin Perëndimor
Kategoria: Aktualitet
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 5 Minuta

Refuzimi i Evropës ka zgjuar Rusinë për Ballkanin Perëndimor

Intervistë me z.Ylli Toska, Drejtor i Koordinimit në Unionin “Stop krimit” 2015/ Bulevard News

Z. Toska, lidhur me mospranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në BE, në ç’pozicion mendoni se gjenden vendet e Ballkant tashmë dhe sa rrezikohet destabiliteti mes tyre?

Këmbanat e alarmit për rreziqet që mbart mospranimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, kanë rënë me kohë, por mesa duket, politikbërësit evropianë i kanë pasur veshët të mbyllur me dyllë, si ushtarët e Odisesë në ngushticën e Sirenave. Gadishulli Ilirik apo Ballkani, siç ja ndërruan emrin Rusia, Anglia dhe Turqia para dy shekuj e gjysmë, ka ngelur një zonë akoma e pandarë ndër fuqitë e mëdha.

Tanimë përveçse të përherëshmve Rusi e Amerikë, kanë dalë në fushën e lojës dhe lojtarë me emër si Kina, Turqia dhe Izraeli. Për fatin tonë të mirë, Amerika i futi këmbët në Shqipëri e Maqedoni me pranimin e tyre në NATO, dhe vetëm kaq. Ky super shtet mendon gabimisht se mund ta mbajë nën tutelë këtë zonë tmerrësisht të varfër ekonomike, pavarësisht resurseve që ka, vetëm me anë të emrit, pasi është e qartë që Amerika nuk investon në ekonomitë e këtyre vendeve nëse nuk nxjerr dhjetë-fishin e kapitalit të investuar.

Në përballje me Amerikën, interesat Ruse janë jetike për këto zona, duke marrë ndër duar pishtarin e ortodoksisë dhe vllazërise Sllave. Pos rrjetit agjenturor të ngritur ndër vite, në mesin e politikanëve të vendeve të ballkanit, Rusia në këtë lojë hyn dhe është prezente me makinerinë e saj luftarake, e cila realisht është për t’u trembur nga këta popuj të vegjël të këtij rajoni, edhe pse shumica e tyre janë antarë të Natos dhe BE-së. Ndërkohë që ky shtet militar siç është Rusia ka një pafuqi të dukshme ekonomike dhe nuk mund të realizojë investime joshëse për këto vende, përveçse aspektit ushtarak, shitblerjes së udhëheqësve të tyre dhe përçarjes. Një rol jo të vogël në këtë drejtim Rusia i ka caktuar dhe propagandës Gebelsiane duke çoroditur turmat aspak të kulturuara të këtyre shteteve, historikisht të pushtuara e jetuara nën perandori të ndryshme të kohës me moton “Ishim më mirë kur ishim me keq.”.

Kjo goditje poshtë barkut që morën shqiptarët dhe maqedonasit ka trembur dhe malazestë e ndërkohë, ka shtuar buzëqeshjen e një numri relativisht të madh përkrahësish e bashkëpuntorësh rusë në këtë rajon, të cilët janë udhëzuar me detaje se si ta shfrytëzojnë këtë situatë. E megjithatë, pafuqia ekonomike ruse, sjellja e saj antishqiptare dhe mendimi për supermacinë e rracës sllave në këtë rajon, e bën jo shumë të favorshëm e të qëndrueshëm idenë e gllabërimit nga kjo superfuqi ushtarake. Mos pranimi në BE, i jep dorë shtetit më të fuqishem ekonomik sot në botë, Kinës, e cila ballkanin ka vite që e ka në synimet e saj afatgjata dhe po të shohesh investimet kineze në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Slloveni e gjetkë, janë gjigande dhe tejet të pëlqyeshme, jo vetëm nga politikanët, por dhe popujt e këtyre vendeve.

Shqipërisë Kina i ka dalë me dhjetra herë borxhit, udhëheqjes së saj butake për investime serioze, por si politikanë që s’bëjnë dot as çiçin pa lejen e Amerikës dhe Europës, këta tanët i kanë humbur ofertat e tyre për t’u bërë njerëz edhe ne shqiptarët. Kina tashmë ka objektivin e saj parësor Maqedoninë e Veriut, i cili është gjeografikisht vendi që lidh tre kontinente dhe ka ekzistuar e famshmja rruga e mëndafshit.

Nisur nga fakti që Kina synon investime në Maqedoninë e Veriut, mendoni se kjo do të ndikojë në ekonominë shqiptare duke e lënë rritjen e saj të paprekur?

Investimet kineze në Greqi janë të konsiderueshme, ndaj dhe Maqedonisë dhe Kinës i duhet vetëm Porti i Selanikut, duke anashkaluar portin e Vlorës e të Durrësit, çka përbën objektivin themelor kinez në zgjerimin e rritjes së kapacitetit të tij lidhur me Maqedoninë. Kjo duket qartë që përveçse projekte në letër për autostrada gjigande, po fillojnë të futen në zbatim.

A mendoni se Turqia ka një impakt të fuqishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mund të jetë iniciatore e veprimeve ushtarake në vijim?

Sa për Turqinë duhet thënë se në Bosnje, në një pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe në shumicën e territorit të Kosovës, kjo superfuqi militare ballkanike europiane e aziatike është prezent thjesht vetëm dhe kryesisht me religjionet fetare, të cilat i ka dhe stimulon fuqishëm. Turqia në këto vende të ballkanit, përjashto Shqipërinë ku ndikimi i saj nuk është fort i bindshëm, edhe pse ekspasioni kulturor është në rritje, luftën e saj e ka përqëndruar thjesht te kultura dhe lidhjet farefisnore të këtyre kombeve me Turqinë mëmë dhe çuditërisht, falë injorancës dhe mungesës së punës nga shtetet përkatëse, ja ka arritur synimit të saj. Por vetëm kaq, se as nuk e mendon dot të marrin ndonjë veprim ushtarak në këto shtete, se në njërën anë janë interesat ruse dhe nga ana tjetër fatmirësisht, për ne shqiptarët është kombi i dashur amerikan.

A mendoni se Rusia ka qenë një ndikim dhe arsye kryesore pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën përgjigje pozitive mbi hapjen e negociatave?

Një ide fikse që po qarkullon dhe vërtitet me përmasa të frikshme nëpër qarqet e shërbimeve të ndryshme sekrete të Europës është mendimi jo fort pa baza, që mospranimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë nga Franca, Danimarka, Hollanda, por dhe Gjermania, ka të bëjë me ndikimin e fuqishëm të Rusisë në politikën e këtyre vendeve dhe kryesisht vartësia e tyre nga lëndët djegëse prej Rusisë. Bazë për dyshime serioze ka, por duhet parë dhe historia e herëshme e dashurisë midis Rusisë, Francës, Anglisë e Gejrmanisë që të përforcohet ky dyshim.

Z. Toska, si mendoni, çfarë duhet të bëjë Shqipëria në vijim për të fituar kredibilitet për të hapur dyert për hyrjen në BE?

Ne jemi lojtarë të vegjël, ushtarë plumbi dhe e vetmja rrugë që na ngelet e që është vitale për kombin tonë, është forcimi i lidhjeve me Amerikën, i vetmi shtet madhor në botë që na ka përkrahur në momentet më të veshtira të kombit.

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte marrë vendim për të shtyrë prezantimin e buxhetit, parashikuar më 6 nëntor, për shkak të kërkesës...
Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni...
Tiranë Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollov policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll...
Ish-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me atentatin që është bërë ndaj prokurorit...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...