Reja i ashpër me Napolin: E pësojnë gjithmonë në fund_663a3c6346374.jpeg

Reja i ashpër me Napolin: E pësojnë gjithmonë në fund

Napoli dështoi të fitonte mbrëmë, teksa Udinese i “rrëmbeu” një pikë me golin në fund (1-1).
Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja u tregua i ashpër me napoletanët në një intervistë, teksa u shpreh se ky sezon po përfundon ashtu siç nisi: keq.
“Kjo pikë nuk është e dobishme për askënd, ndoshta më shumë për Udinese-n, që tani do të ketë tre përplasje direkte. Për Napoli-n ky sezon filloi keq dhe po përfundon edhe më keq. Nuk është hera e parë që humbasin pikë duke e pësuar në fund të ndeshjeve”, -u shpreh Reja.

Burimi