Renditet në zonën e ftohtë, klubi italian zyrtarizon trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare: Salvatore Bocchetti është trajneri i ri i Veronës. Klubi italian ka dalë më një komunikatë për shtypin për këtë lëvizje në pankinë.

“Hellas Verona njofton se drejtimin teknik të ekipit të parë ia ka besuar z. Salvatore Bocchetti.

I lindur në Napoli më 30 nëntor 1986, Bocchetti përfundoi karrierën e tij të gjatë si futbollist në vitin 2021, gjatë së cilës ai luajti për nëntë vjet në ligën ruse, fillimisht duke veshur fanellat e Rubin Kazan dhe më pas të Spartak Moskës, dhe në Itali, në kampionatet e Serisë A dhe në B me Lancianon, Ascolin, Frosinonen, Genoan, Milanin, Veronën dhe Pescarën.

Pas karrierës së tij si futbollist, sezonin e kaluar bashkëpunoi me trajnerin Igor Tudor në krye të ekipit të parë verdheblu, duke e mbyllur kampionatin e Serisë A 2021/22 në vendin e nëntë të renditjes me 53 pikë.

Në sezonin aktual, Bocchetti vazhdoi rrugëtimin e tij me Veronën, duke drejtuar ekipin “Primavera” në këtë start të kampionatit, me të cilin deri më tani ka shënuar shtatë pikë: 1 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje…”

Bochetti merr vendin e Gabrielle Cioffit, që u shkarkua për rezultate të dobëta. Veronezët aktualisht renditen të 18-tët me vetëm pesë pikë.

 

 

Lexo me shume