Rëndohet bilanci, 14 të vdekur dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një minierë të Turqisë

Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Turqinë Veriore ka shkuar në 14, ndërsa 21 kanë mbetur të plagosur.

Informacioni i parë fliste për rreth 50 të bllokuar në thellësi të madhe.

Llogaritja fillestare ishte se 14 punëtorë u shpëtuan pas incidentit. Në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 87 punëtorë.

Në pamjet e transmetuara nga kanalet televizive turke, të afërmit e minatorëve shikojnë përpjekjet e shpëtimtarëve. Disa punëtorë u nxorën dhe u dërguan me barela në ambulanca. Sipas guvernatorit të provincës, tetë arritën të dilnin vetë nga galeritë. /abcnews.al

Lexo me shume