Reperja e njohur bie pre e grabitjes, hajdutët i marrin 400 mijë dollarë

Megan Thee Stallion ka rënë pre e grabitjes. Mediat e huaja raportojnë se dy burra hynë brenda shtëpisë së reperes së famshme pasi thyen dritaren. Ata arritën të merrnin disa para dhe bizhuteri me vlerë 400 mijë dollarë, thanë burimet për mediat, duke shtuar se ajo nuk ishte në shtëpi në atë kohë.

Policia është ende duke punuar për të identifikuar grabitësit duke përdorur pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë. Ylli i muzikës nuk ndodhej në shtëpi në momentin e vjedhjes. Në një reagim pas ngjarjes, reperja shkroi: “Gjërat materiale mund të zëvendësohen, por më vjen mirë që të gjithë janë të sigurt.”

/abcnews.al

Lexo me shume