“Requiem i Verdit”, thirrje për shpirtrat e humbur dhe dashurinë për jetën

Nga Leontina Nika

Misteri i vdekjes në “Messa da Requiem” e Giuseppe Verdit jetësohet për herë të pare në Teatrin e Operas.

Kjo vepër është një homazh i kompozitorit Verdi për shkrimtarin italian Alessandro Manzoni.  Dirigjenti Jacopo Sipari. Megjithëse udhëton në skena të ndryshme të botës , kjo e jona i duket unike.

“Në Tiranë vij me një kënaqësi të madhe dhe ndihem si në shtëpi . Bashkëpunimi për Verdin me solistët, orkestrën dhe korin ka qenë unike, kemi krijuar nje raport si një familje. Kjo meshë përshpirtje është një thirrje e cila nuk bën diferencë për përkatësinë fetare, por është si një homazh për shpirtrat e humbur dhe shprese për jetën.

Për soparnon Eva Golemi, kjo vepër është rrëqethëse deri në mpirje. Mezosopranoja Ivana Hoxha thotë se kjo vepër është e pa mundur mos të përfshijë publikun.
Mesazhet për shpirtrat e humbura dhe forca për jetën e meshës së Requiem vijnë pas një periudhe të gjatë sprovash, si tërmeti apo pandemia.

Por si është vazhdimi i artistëve pas duartrokitjeve të gjata e emocioneve shumëngjyrëshe, përjetuar në premierës

“Për realizimin e kësaj shfaqje artistët kanë punuar fort duke sakrifikuar edhe nga familja.”

Requiem bëri bashkë në skenën e Teatrit të Operas, vihet ‘Requiem” i Verdit. Vepra muzikore bën bashkë 4 solistë nga Shqipëria dhe Italia, Orkestrën e operas dhe atë të RTSH-së e, si dhe korit të operas ju bashkua edhe ai i Filarmonisë së Kosovës ./abcnews.al./

Lexo me shume