Reshjet e shiut në Durrës/ Uji vërshon nëpër rrugë, probleme në disa akse

Reshjet e shiut kanë krijuar sërish probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në disa zona të Durrësit.

Reshjet intensive dhe të vazhdueshme përgjatë natës së kaluar kanë sjellë vërshim të ujërave në rrugë. Në qytet situata paraqitet më problematike në rrugët dhe kryqëzimin e lagjes nr.18, pranë stadiumit “Niko Dovana”,  ndërsa e njëjtë paraqitet situata dhe në disa rrugë dytësore të Shkozetit e Plazhit.

Top ChannelLexo me shume