Rezoluta/ Soko: Kompromis i madh qeveri-opozitë për të zbutur egërsinë e SPAK-ut. Rama pati mesazh edhe për Veliajn

 
P
Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Pano Soko ngriti dyshime mbi rezolutën e paralajmëruar nga Edi Rama, duke thënë se qëllimi është futja në një çadër të tre pushteteve.
Duke folur në Mcn Live, Soko tha se kjo mund të jetë një tentativë për të zbutur egërsinë e SPAK-ut, për të cilën duhet një kompromis qeveri-opozitë.
Soko thotë se Rama pati edhe një mesazh për kryebashkiakun Veliaj, duke ia bërë të qartë që ai duhet të përgjigjet vet në SPAK.  
“Cila ka qenë nevoja për të pasur një rezolutë sot? Bashkimi i opozitës me pozitën për të miratuar një rezolutë, që në përmbajtjen e saj pati disa pikëza të vogla shqetësimi për mua personalisht si individ. Artikulimi i një reforme të re gjithëpërfshirëse, ku preken 3 shtyllat kryesore të pushtetit, alternimi i pozicioneve respektive të tre shtyllave të pushtetit nën mbikëqyrjen e Kuvendit, që për mua është në rastin më të mirë e panevojshme, në rastin më të keq, është një tentativë për të ndërhyrë dhe për të zbutur pak egërsinë e SPAK-ut, dhe për të ndalur pak motorët e tejnxehur të SPAK-ut që duket se po korrin si majtas si djathtas më tepër seç e kanë menduar këta, dhe për këtë duhet një kompromis i madh qeveri-opozitë. Ne e dimë mirë që kur opozita dhe qeveria bëhen bashkë, këtu ndodhin vetëm gjëra të këqija, 2008 ishte rasti i fundit, ndryshimet kushtetuese. Bashkimi i votave, apo hapja e një premise për të ndërtuar një strukturë që do çojë në ndryshime kushtetuese.
Tre pushtetet duhet të jetë të ndara nga njëri-tjetri. Tentativa për t’i futur në një çadër, ku Parlamenti do ketë një mazhorancë që do ketë një lider të saj, që do jetë kryeministri…Problemi që kam unë është që e gjitha kjo vjen në një moment që s’ka një nevojë. Jemi në një moment normal të jetës politike, disa do ikin në burg, disa do bëhen gati për të ikur në burg. Unë e shoh si një tentativë që vjen pa pasur një nevojë, që ka disa pasoja. SPAK-u krijon një realitet të ri juridik. Palët kanë zgjedhur ta zgjidhin ndryshe. Rama sot për sot është njeriu më i goditur nga SPAK, për nga sasia e goditjes që ka marrë, dhe Rama zgjedh që këtë realitet të ri juridik, ta përkthejë në përfitim politik. Ai është duke u mbytur dhe po e shet si seancë noti në pishinë. Iku vëmendja nga kjo që po na kapin dhe e ka sjellë vëmendjen që këtë reformë po e bëjmë ne. Rama doli si flamurtar i Reformës në Drejtësi, kur gjysma e partisë është në burg. Mesazhi për Veliajn është i qartë, ajo që ka thënë që ditën e parë. Zotëri te SPAK-u i tha ik dhe kërko të drejtën tënde. Po s’ke të drejtë do përgjigjesh. E konsolidoi sot që s’ka asnjë që do mbroj”.

Burimi