Rikthimi im nuk i bashkon konservatorët”/ Tërhiqet nga gara Boris Johnson

Boris Johnson tërhiqet nga gara për të qenë lider i konservatorëve dhe kryeministër i ri Britanisë së Madhe.

 

Ai theksoi se kishte arritur të siguronte mbështetjen e nevojshme  mes konservatoreve, por rikthimi nuk do të bashkonte partine.

 

“Kam  arritur  te siguroj 102 vota,por nuk eshte  koha e duhur qe une te kandidoj.Rikthimi im nuk do te bashkonte partine konservatore.”

 

Pas dorëheqjes së Johnson kandidati  Rishi Sunak  ka përshëndetur  ish-kryeministrin për arritjet e tij  gjatë qeverisjes.

 

Ai e udhëhoqi vendin tonë përmes disa prej sfidave më të vështira me të cilat jemi përballur ndonjëherë, dhe më pas u përball me Putinin dhe luftën e tij barbare në Ukrainë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës atij për këtë.

 

Rishi Sunak  ka arritur të sigurojë deri më tani 155 mbështetës  për të qenë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Lexo me shume