Rindërtimi i Ukrainës, Scholz: Kushdo që do investojë, ka të bëjë me një vend të ardhshëm të BE-së

“Rindërtimi i Ukrainës do të jetë një “detyrë për një brez” që asnjë vend, donator apo institucion ndërkombëtar nuk mund ta menaxhojë i vetëm.” Kështu është shprehur ditën e sotme kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Duke folur në një forum biznesi gjermano-ukrainas, Scholz vuri në dukje vendimin e BE-së në qershor për ta bërë Ukrainën një kandidate për t’u bashkuar me bllokun.

Ai tha: “Ky vendim dërgon gjithashtu një sinjal për investitorët privatë: kushdo që investon në rindërtimin e Ukrainës sot po investon në një vend të ardhshëm anëtar të BE-së që do të jetë pjesë e komunitetit tonë ligjor dhe tregut tonë të vetëm.”

Scholz tha gjithashtu se ishte e rëndësishme të riparoheshin impiantet dhe rrjetet e shkatërruara të energjisë, por shtoi edhe se duhen bërë më efikase, për të lejuar përfundimisht një zgjerim të eksporteve të energjisë elektrike të Ukrainës në BE dhe një kalim hap pas hapi drejt neutralitetit klimatik.

Ai theksoi nevojën për më shumë transparencë dhe “një luftë edhe më të vendosur kundër korrupsionit” ndërsa Ukraina përpiqet përfundimisht të bashkohet me bllokun.

Nga ana tjetër, kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha në forum se rindërtimi do të jetë një proces largpamës. /abcnews.al/

Lexo me shume