Rita Ora uron babain e saj për ditëlindje, e suprizon me dhuratën…

Sot feston ditëlindjen babai i këngëtares së famshme, Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora).
Në ditën speciale, ai ka pranuar urime të shumta nga miq e familjarë dhe një i veçantë nuk mungoi as nga e bija.
Ylli me famë botërore zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.
“Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues”, ka shkruar ajo.
Krijuesja e hitit “Anywhere” theksoi: “Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”.
Besniku u shpërngul me familjen në Angli përpara luftës, në vitin 1991, ku këngëtarja ishte vetëm njëvjeçe.
Përveç Ritës, Besniku dhe Vera janë prindër edhe të dy fëmijëve tjerë: Elenës dhe Donit.

 

Burimi